Instituti Nexus

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari IX

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari IX

Mbrëmë u mbajt seminari me profesor Besnik Sinanin nga Universiteti i Tübingenit, me temën:

“Shpluhërosje e një miti – Revizionizmi historik në eseistikën e Ervin Hatibit.”

Ligjërimi solli një analizë të thelluar mbi qasjen dhe veprën e Ervin Hatibit, duke e vendosur diskutimin edhe në dialog me mendimin e Talal Asadit, çka hapi një perspektivë më të gjerë mbi historinë, mitin dhe qasjet kritike ndaj së shkuarës.

Pjesëmarrësit me pyetjet, diskutime e reflektimet e tyre pasuruan më tej diskutimin.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, dhe një falënderim i veçantë për profesor Besnik Sinanin për ligjërimin e tij të çmuar.

#DitëteMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#BesnikSinani#ErvinHatibi#TalalAsad#MendimiShqiptar