Rreth Nesh

Instituti Nexus është një nismë e pavarur e përkushtuar ndaj kërkimit dhe edukimit, me synimin për të nxitur kuriozitetin intelektual, hulumtimet akademike, pasurimin kulturor dhe ndikimin shoqëror. Përmes studimeve ndërdisiplinore, analizës kritike dhe bashkëpunimit me studiues, studentë, vendimmarrës dhe shoqërinë civile, ne punojmë për të zgjeruar horizontet shkencore dhe për të krijuar ura lidhëse mes teorisë dhe praktikës në fusha të ndryshme të dijes.
Struktura unike e Institutit Nexus, e ndërtuar mbi Qendra të specializuara, siguron një qasje sa gjithëpërfshirëse aq edhe të thelluar për të zgjidhur problemet komplekse të shoqërisë duke
ndërtuar ura të bashkëpunimit ndërmjet dijes shkencore dhe veprimit praktik.
I ideuar mbi tri shtylla kryesore—Hulumtimi, Edukimi dhe Arti & Kultura—NEXUS ndërton ura ndërmjet disiplinave, frymëzon mendim kritik dhe fuqizon bashkëpunimin për projekte që
transformojnë komunitetet.

Edukim

Nexus synon të ofrojë programe të avancuara edukative që ndihmojnë individët të zhvillojnë aftësitë dhe dijen për të përballuar sfidat bashkëkohore. Programe të tilla përfshijnë kurse të specializuara, trajnime dhe seminare për studentët, profesionistët dhe publikun e gjerë. Qëllimi i Institutit Nexus është të krijoj një akademi ku ofrohet një platformë për edukim i avancuar dhe mundësi për studime postdiplomike në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Hulumtim

Hulumtimi ndërdisiplinor është në thelb të veprimtarive të Nexus-it. Instituti inkurajon projekte hulumtuese që trajtojnë çështje kyçe sociale, psikologjike, ekonomike dhe politike. Rezultatet e këtyre hulumtimeve synojnë të ndikojnë në zhvillimin e politikave dhe përmirësimin e praktikave komunitare.

Art dhe Kulturë

Mendimi kritik dhe reflektimi intelektual janë të promovuara përmes seminareve dhe konferencave që eksplorojnë tema nga filozofia, politika dhe kultura bashkëkohore. Kjo shtyllë synon të krijojë hapësira për debat të hapur dhe ndarjen e ideve ndërmjet mendimtarëve dhe intelektualëve të njohur.

Misioni ynë

Misioni ynë është të lidhim dijen me veprimin, zhvillimet globale me realitetet lokale, akademinë ndërkombëtare me diskursin intelektual kombëtar, duke krijuar një hapësirë për kërkim të thelluar, debate publike dhe zgjidhje novatore për sfidat bashkëkohore. Ne besojmë në forcën dhe domosdoshmërinë e dijes për të nxitur ndryshime pozitive dhe jemi të përkushtuar ndaj prodhimit të kërkimeve që janë të pavarura, të qasshme, ndërdisiplinore, të rëndësishme dhe me ndikim në shoqëri.
Në Institutin Nexus, organizojmë konferenca, seminare, punëtori, projekte kërkimore dhe aktivitete kulturore që trajtojnë çështje themelore me ndikim në botën e sotme. Nismat tona shtrihen nga studimet historike dhe filozofike deri te hulumtimet mbi fenomenet bashkëkohore shoqërore, politike dhe psikologjike. Përmes bashkëpunimit me institucione akademike, ekspertë, organizata të shoqërisë civile, vendimmarrës dhe komunitetin, synojmë të krijojmë një hapësirë ku idetë jo vetëm diskutohen, por edhe kthehen në kontribute të vlefshme për debatin publik dhe hartimin e politikave.

Scroll to Top