Qendra për Studime Sociale
Qendra për Hulumtime Shoqërore (QSS) u themelua me synimin për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Përtej zhvillimit të mendimit shoqëror, ajo është e përkushtuar në studime dhe hulumtime për krijimin e zgjidhjeve praktike dhe të zbatueshme për sfidat shoqërore të kohës.
Në QSS, veprimtaria jonë frymëzohet nga një vështrim realist dhe një analizë konstruktive e sfidave sociale bashkëkohore, duke formësuar zgjidhje përmes mendimit të thelluar shkencor. Me këtë qasje, veprojmë si urë lidhëse mes studiuesve, vendimmarrësve dhe shoqërisë civile, duke nxitur krijimin e dijes së pavarur që pasuron të kuptuarit tonë mbi botën shoqërore.
QSS organizon seminare, punëtori, konferenca dhe simpoziume që krijojnë hapësira ndërveprimi në mes studiuesve, vendimmarrësve dhe shoqërisë civile; ndërkohë zhvillon hulumtime empirike mbi problemet shoqërore, përgatit raporte e analiza të bazuara në evidencë dhe i publikon gjetjet në revista shkencore e platforma tjera akademike.