Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari VIII
Këtë të shtunë, në një atmosferë të ngrohtë diskutimi në hapësirat e Institutit Nexus dhe online, u mbajt seminari me Kushtrim Bekteshin, kushtuar temës:
“Kombi dhe nacionalizmi shqiptar në mendimin e Faik Konicës.”
Ligjërimi solli qasje të thelluara dhe të qarta mbi mendimin e Konicës, ndërsa pjesëmarrësit, fizikisht dhe online u bënë pjesë e diskutimit me pyetje dhe reflektime që pasuruan bisedën.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, dhe një falënderim i veçantë për Kushtrim Bekteshin për kontributin e tij të çmuar.
#DitëteMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#FaikKonica


