Instituti Nexus

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari X

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari X

Mbrëmë u mbajt seminari i fundit i ciklit Ditët e Mendimit Shqiptar, ku patëm kënaqësinë të dëgjojmë ligjërimin e Ardian Muhajt me temën:

“Nacionalizmi shqiptar në shekullin XXI: mes mirëkuptimit dhe keqkuptimeve.”

Ligjërimi hapi një diskutim të thellë mbi sfidat dhe trajektoret e mendimit nacional shqiptar sot, ndërsa pjesëmarrësit – nga qytete shqiptare dhe nga diaspora – kontribuuan me pyetje e diskutime që e pasuruan bisedën.

Ky seminar shënoi edhe përmbylljen e një cikli të dendur prej 10 ligjërimesh, të mbajtura me pjesëmarrje të gjerë, energji të bukur dhe interes të vazhdueshëm.

Faleminderit të gjithëve për praninë dhe angazhimin tuaj përgjatë gjithë programit, dhe një falënderim i veçantë për Ardian Muhajn për ligjërimin e tij të çmuar.

Mirëupafshim në projektet e ardhshme!

#DitëteMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#ArdianMuhaj#MendimiShqiptar