
Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë në Institutin Nexus!
Instituti Nexus është ngritur mbi vizionin për të kultivuar një mjedis ku kureshtja intelektuale gërshetohet me hulumtimin akademik, dhe ku edukimi njerëzor ecën krahas aftësimit profesional. Me këtë qëllim, po hapim dyert për studentë vullnetarë që duan të zhvillohen profesionalisht dhe të marrin përvojë praktike në fushën e hulumtimit dhe edukimit.
Ku? Në Institutin Nexus
Çfarë do të fitosh? Do të jesh pjesë aktive e aktiviteteve tona, duke fituar:
* Përvojë praktike në organizimin e seminareve, trajnimeve dhe punëtorive.
* Angazhim direkt në projekte reale hulumtuese.
* Mundësi rrjetëzimi me studiues dhe studentë vendorë e ndërkombëtarë.
* Certifikatë dhe letër rekomandimi për angazhimin tuaj.
Si të aplikosh?
Mund të regjistrohesh duke zgjedhur njërën nga këto mënyra:
Plotëso formularin: https://forms.gle/6TSzFZ2LD3eJ2DpV6
Dërgo CV-në tënde në: info@institutinexus.org
Skano QR kodin në posterin më poshtë.
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët!
#institutinexus#thirrjepervullnetare#edukim#hulumtim#studenti#mundesiperstudente