Instituti Nexus

Urime Ridvan Azizi për mbrojtjen e temës së magjistraturës!

Instituti Nexus ka kënaqësinë të ndajë lajmin për arritjen e anëtarit tonë, Ridvan Azizi, i cili mbrojti me sukses temën e magjistraturës në Katedrën e Sociologjisë të Universitetit të Stambollit, me titull:

“Themelet sociologjike të migrimit të fuqisë punëtore të shqiptarëve të Maqedonisë drejt Evropës.”

Ky moment shënon përmbylljen e një udhëtimi të rëndësishëm akademik, por edhe fillimin e një faze të re kërkimore dhe mendimore. Përkushtimi, këmbëngulja dhe dashuria për dijen që Ridvani ka treguar gjatë këtyre viteve janë frymëzim për të gjithë ne në Institutin Nexus.

E urojmë me zemër për këtë sukses dhe i dëshirojmë rrugëtim të mbarë në hapat e ardhshëm akademikë e profesionalë.