Instituti Nexus

Anëtarja Institutit Nexus Sabina Musliu në New York 

Anëtarja dhe hulumtuesja jonë, Sabina Musliu, u ftua për të dytin vit radhazi si ligjëruese e ftuar në Universitetin Adelphi në New York, SHBA, në kuadër të modulit Mental Health Counseling I të mbajtur nga prof. Emma Freetly Porter me studentët e masterit në Psikologjinë e Këshillimit.

Diskutimi me studentët nga SHBA dhe vende të tjera të botës ishte i këndshëm dhe frytshëm, duke ofruar një shkëmbim të pasur idesh mbi sfidat e hershme profesionale, praktikën humaniste dhe qasjen ndërkulturore në psikoterapi.

Këtë vit, Sabina propozoi gjithashtu të ftohej Dr. Katerina Zymnis për të bashkëprezantuar, duke e pasuruar më tej diskutimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Jemi krenarë ta shohim Sabinën duke përfaqësuar Institutin Nexus në një universitet amerikan, dhe duke ndërtuar ura mes profesionistëve, kulturave dhe institucioneve – me ngrohtësi, reflektim dhe autenticitet.