Instituti Nexus

Instituti Nexus në European Conference on Developmental Psychology 2025 — Vilnius, Lituani

Jemi të kënaqur të ndajmë se Vjollcë Mustafa, anëtare e Institutit Nexus, përfaqësoi institutin në konferencën ndërkombëtare të psikologjisë zhvillimore në Vilnius, Lituani.

Ajo prezantoi punimin “A Meta-Analysis of the Association Between Goal Orientation and Well-Being During Adolescence”, i cili, mbi bazën e më shumë se 60 studimeve, tregon se adoleshentët që vendosin dhe ndjekin qëllime personale përjetojnë nivele më të larta mirëqenieje dhe lumturie emocionale.

Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e mbështetjes së të rinjve jo vetëm për sukses akademik, por edhe për zhvillim të shëndetshëm dhe të plotë psikologjik e social.Faleminderit Vjollcë Mustafës për përfaqësimin dinjitoz dhe kontributin shkencor në një skenë të rëndësishme ndërkombëtare.