Instituti Nexus

Instituti Nexus prezanton projektin e parë: “Ç’u bë me Shqipërinë?”

Projekti ngrihet si një pyetje e re, në dialog me pyetjen e njohur të Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”. Synimi ynë është të hapim një hapësirë të mendimit dhe veprimit, ku reflektimi i kujdesshëm bashkohet me propozime konkrete për të sotmen dhe të ardhmen.

Projekti është i konceptuar si afatgjatë dhe do të shtrihet në qytete të ndryshme shqiptare. Në kuadër të tij do të zhvillohen panele diskutimi me studiues dhe mendimtarë, konferenca me ekspertë nga fusha të ndryshme, si edhe workshop-e të fokusuara në zgjidhje praktike e inovative për sfidat aktuale.

Për informacion mbi aktivitetet dhe organizimet konkrete të “Ç’u bë me Shqipërinë?”, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale të Institutit Nexus dhe në këtë webfaqe.