Instituti Nexus

Paphos, Qipro — ECP 2025

Në fillim të këtij muaji, Vjollcë Mustafa, anëtare e Institutit Nexus, prezantoi një punim teorik në Kongresin e 19-të Evropian të Psikologjisë (ECP), një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e psikologjisë në Evropë.

Titulli i prezantimit: “A Conceptual Framework of Cultural Influence on Goal Orientation: The Mediating Role of Self”
Punimi paraqet një model teorik që shpjegon se si kultura ndikon në mënyrën se si individët formojnë dhe ndjekin qëllimet e tyre, duke theksuar rolin e vetes si urë lidhëse mes kulturës dhe orientimit ndaj qëllimeve.Prezantimi u realizua në bashkëpunim me Prof. Nazli Baydar dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e Institutit Nexus për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve akademike dhe shkencore ndërkombëtare.