Javën që lamë pas, Sabina Musliu prezantoi, në emër të Institutit Nexus, një punim kërkimor në konferencën ndërkombëtare Society for Psychotherapy Research (SPR) 2025, një prej forumeve më të njohura në fushën e psikoterapisë.
Prezantimi u zhvillua në bashkëpunim me studiues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
- Dr. Jeremy Coleman — University of Utah
- Dr. Emma Freetly Porter — Adelphi University
- Dr. Mark Kopta — University of Evansville
- Dr. Jesse Owen — University of Denver
Kjo shënon konferencën e dytë brenda këtij viti ku Instituti Nexus përfaqësohet me punë kërkimore, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të pranisë sonë në skenën akademike ndërkombëtare.
Falënderojmë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.




