
Konflikti i fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit ka rikthyer vëmendjen te Lindja e Mesme, një rajon që prej dekadash përbën qendër tensionesh politike, fetare dhe gjeostrategjike. Përtej titujve të lajmeve, ky cikël synon të ofrojë një kuadër të qartë historik e analitik: cilat janë rrënjët e përplasjeve, kush janë aktorët rajonalë e globalë dhe si reflektohen këto zhvillime në Ballkan e në hapësirat shqiptare.
Formati dhe qëllimi
Instituti Nexus organizon një seri prej 5 takimesh me Dr. Riad Domazetin (studiues i Lindjes së Mesme dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare). Në një kornizë akademike dhe me qasje analitike, seminaret fokusohen te formësimi i Lindjes së Mesme moderne, dinamika gjeopolitike, etnike, fetare dhe ekonomike, si edhe ndikimet e fuqive globale. Tre shtyllat udhëheqëse janë Historia, Shoqëria dhe Feja.
Pjesëmarrja
- Takimet 1–4: online (Zoom)
- Takimi 5: me prani fizike në hapësirat e Institutit Nexus, Prishtinë
- E hapur për të gjithë të interesuarit
Regjistrimi
Aplikoni për pjesëmarrje: https://forms.gle/K6dKzdZ7ZN9q99Qn6
Rreth ligjëruesit
Dr. Riad Domazeti ka përfunduar doktoraturën në Institutin për Studime të Lindjes së Mesme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti Marmara (Stamboll). Është bashkautor i disa librave dhe autor i shumë raporteve e artikujve akademikë mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme. Aktualisht punon në INSAMER (Qendra për Studime Politike dhe Humane), Stamboll.
Programi i seminareve
1) Hyrje në Lindjen e Mesme: koncepti, historiku, shoqëritë, fetë, etnitë dhe ekonomia
- Trashëgimia osmane në Lindjen e Mesme
- Mbyllja e epokës së perandorive dhe lindja e Lindjes së Mesme moderne
- Ndikimi i Perëndimit dhe reagimi ndaj tij
- Modernizimi dhe reformat në shekujt XIX–XX
2) Ideologjitë që krijuan Lindjen e Mesme
- Themelimi i shteteve në rajon
- Kërkimi për identitet dhe luftërat ideologjike ndërmjet dy Luftërave Botërore (1918–1945)
3) Lindja e Mesme gjatë Luftës së Ftohtë (rreth 1970–1990)
- Dinamika rajonale dhe pozicionimi ndaj blloqeve ideologjike
- Ndikimi i konflikteve dhe aleancave në këtë periudhë
4) Rivaliteti i fuqive globale në Lindjen e Mesme
- SHBA, Kina, Britania, Franca dhe Rusia: interesa, ndërhyrje, ndikim
5) Lindja e Mesme, Ballkani dhe shqiptarët
- Gjurmat ballkanase në Lindjen e Mesme
- Ndikimi i shteteve të Lindjes së Mesme në Ballkan (1990–2020)
- Shqiptarët në Lindjen e Mesme: lidhje historike, fetare dhe politike
Për pyetje ose informacion shtesë, na kontaktoni në kanalet zyrtare të Institutit Nexus. Ju mirëpresim.