
Në kuadër të projektit Gjurmë Shkencore, në Institutin Nexus këtë javë nis moduli Marrëdhënie Ndërkombëtare: një cikël leximesh dhe diskutimesh mbi artikujt dhe autorët më përfaqësues të fushës.
Fillojmë: e mërkurë, ora 17:00
Pjesëmarrja: me prani fizike në Institutin Nexus dhe online
Çdo javë do të eksplorojmë literaturën shkencore mbi marrëdhëniet ndërkombëtare: teoritë kryesore, sfidat gjeopolitike, rolin e shtetit, organizatat ndërkombëtare dhe tema të tjera kyçe që formësojnë botën moderne.
Bartës i projektit: Andi Rexhepi
I hapur për: studentë, kërkues, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Regjistrohu:https://forms.gle/DFbW9QX5Nu86gg277