Instituti Nexus

Promovim libri — “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët”

Instituti Nexus ju fton në promovimin e librit “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët”Ahmed Hamdit, i përkthyer dhe përgatitur për botim nga Shasivar Kabashi. Botimi sjell një rrëfim të veçantë mbi disfatën e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe rolin e shqiptarëve në zhvillimet e kohës—një dëshmi e rrallë e një bashkëkohësi, që për më shumë se një shekull mbeti e harruar në sirtarët e bibliotekave të Stambollit.

Data: 22 prill 2025
Ora: 18:00
Vendi: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë

Ngjarja organizohet nga Instituti Nexus me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Ju ftojmë të bashkoheni për një diskutim mbi këtë vepër me rëndësi historike dhe për një reflektim të përbashkët mbi të kaluarën tonë. Ju mirëpresim.