
Projekti “Diskutime mbi Romanin” vijon me takimin e tretë, i fokusuar te një vepër e rëndësishme e letërsisë shqiptare: “Sikur të isha djalë” e Haki Stërmillit. Botuar për herë të parë në vitin 1936, romani sjell në qendër zërin e një vajze shqiptare që sfidon patriarkalizmin dhe normat e kohës, duke mbetur një tekst i guximshëm dhe aktual edhe sot.
Data: 28 prill 2025
Ora: 18:30
Vendi: Instituti Nexus dhe online (format hibrid)
Regjistrohu për pjesëmarrje: https://forms.gle/3UvhSRxtz4WwEDMy7
Ju mirëpresim për një diskutim të hapur, frymëzues dhe reflektues mbi letërsinë dhe realitetin tonë.