
Në kuadër të projektit “Gjurmë Shkencore”, tek Instituti Nexus po nisim modulën “Sekularizimi, Shoqëria dhe Religjioni”: një udhëtim akademik përmes artikujve më të rëndësishëm shkencorë mbi transformimet shoqërore në botën moderne.
Në debatin e sotëm publik, disa argumentojnë se religjioni ka humbur ndikimin e tij; të tjerë theksojnë përshtatjen dhe format e reja të shfaqjes së tij. Pyetja qendrore është: a ka humbur religjioni fuqinë, apo po transformohet?
Çdo javë do të diskutohet nga një artikull i ri për të kuptuar më mirë këtë fenomen kompleks, duke sjellë punimet, teoritë dhe figurat kryesore që kanë formësuar literaturën mbi sekularizimin.
Do të shqyrtojmë, ndër të tjera:
- A ka humbur feja ndikimin e saj në botën moderne, apo thjesht është transformuar?
- Si ndikon sekularizimi në jetën e përditshme?
- A është sekularizimi një proces i pashmangshëm, apo një dukuri me lëvizje të shumëanshme?
- Cilat studime dhe teori kanë orientuar kuptimin tonë për këtë proces?
Për kë është programi?
Për studentë, studiues, profesionistë dhe për këdo që dëshiron të kuptojë më thellë forcat që formësojnë shoqërinë e sotme.
Pjesëmarrja: me prani fizike në hapësirat e Institutit Nexus dhe online.
Regjistrohu: https://forms.gle/gnMgJuzfSpvt58B7A
Detajet e para do t’i ndajmë së shpejti. Qëndroni me ne për informacione të përditësuara.