
Instituti Nexus ju fton në promovimin e librit “Kulturocidi Serb në Kosovë 1990–1999” të Gëzim Ollurit, një studim i thelluar mbi shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore shqiptare gjatë viteve të represionit dhe luftës. Botimi sintetizon një hulumtim disavjeçar mbi dëmtimin e objekteve kulturore e arsimore, duke dokumentuar një nga aspektet më të errëta të historisë sonë të afërt.
Data: 6 shkurt 2025
Ora: 17:00
Vendi: Instituti Nexus
Ju mirëpresim për një diskutim të hapur mbi këtë vepër të rëndësishme dhe një reflektim të përbashkët mbi trashëgiminë tonë kulturore.