Instituti Nexus

Diskutime mbi romanin – takimi i parë

Instituti Nexus ju fton në takimin e parë të projektit “Diskutime mbi Romanin”, një seri e dedikuar analizimit të romaneve nga letërsia shqiptare dhe botërore. Ky takim do të fokusohet te një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare: “Kronikë në gur” e Ismail Kadaresë.

Data: takimi do të mbahet gjatë javës së parë të muajit shkurt; data dhe ora e saktë do të përcaktohen së bashku me pjesëmarrësit pas përfundimit të regjistrimeve.
Lokacioni: Instituti Nexus — Rr. Mustafë Hoxha nr. 61, Prishtinë (afër Teatrit Dodona)
Format: në ambientet e Institutit Nexus, me mundësi pjesëmarrjeje online përmes platformës Zoom.

Na u bashkoni për një diskutim frymëzues dhe të pasur mbi këtë roman të rëndësishëm. Pjesëmarrja është falas, por kërkohet regjistrim.

Regjistrohu këtu: https://forms.gle/3UvhSRxtz4WwEDMy7