Instituti Nexus është një nismë e pavarur e përkushtuar ndaj kërkimit dhe edukimit, me synimin për të nxitur kuriozitetin intelektual, hulumtimet akademike, pasurimin kulturor dhe ndikimin shoqëror. Përmes studimeve ndërdisiplinore, analizës kritike dhe bashkëpunimit me studiues, studentë, vendimmarrës dhe shoqërinë civile, ne punojmë për të zgjeruar horizontet shkencore dhe për të krijuar ura lidhëse mes teorisë dhe praktikës në fusha të ndryshme të dijes.
Struktura unike e Institutit Nexus, e ndërtuar mbi qendra të specializuara, siguron një qasje sa gjithëpërfshirëse aq edhe të thelluar për të ofruar zgjidhje për problemet komplekse individuale dhe shoqërore duke ndërtuar ura të bashkëpunimit ndërmjet dijes shkencore dhe veprimit praktik.
I ideuar mbi tri shtylla kryesore—Edukimi, Hulumtimi dhe Arti & Kultura—Instituti Nexus ndërton ura ndërmjet disiplinave, kultivon mendimin kritik dhe fuqizon bashkëpunimin për projekte që transformojnë komunitetet.
Misioni ynë është të lidhim dijen me veprimin, zhvillimet globale me realitetet lokale, akademitë ndërkombëtare me ato kombëtare, duke krijuar një mjedis të gjallë për hulumtim, reflektim dhe veprim. Ne besojmë në forcën dhe domosdoshmërinë e dijes për të nxitur ndryshime individuale dhe shoqërore dhe jemi të përkushtuar ndaj prodhimit të kërkimeve që janë të pavarura, të qasshme, ndërdisiplinore dhe me ndikim në shoqëri.
Në Institutin Nexus, organizojmë konferenca, seminare, punëtori, projekte kërkimore dhe aktivitete kulturore që trajtojnë çështje themelore me ndikim në botën e sotme. Nismat tona shtrihen nga studimet historike dhe filozofike deri te hulumtimet mbi fenomenet bashkëkohore shoqërore, politike dhe psikologjike. Përmes bashkëpunimit me institucione akademike, ekspertë, organizata të shoqërisë civile, vendimmarrës dhe komunitetin, synojmë të krijojmë një mjedis ku idetë jo vetëm diskutohen, por edhe kthehen në kontribute të vlefshme për debatin publik dhe hartimin e politikave.
Instituti Nexus synon të ofrojë programe të avancuara edukative që ndihmojnë individët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë për tu përballuar me sfidat bashkëkohore. Programe të tilla përfshijnë seminare, trajnime, kurse të specializuara e punëtori për studentë, profesionistë dhe publikun e gjerë.
Hulumtimi është shtylla themelore e Institutit Nexus. Duke kultivuar një kulturë hulumtimi ndërdisiplinor, ne zhvillojmë projekte që trajtojnë sfida individuale dhe shoqërore, kombëtare e ndërkombëtare, dhe synojmë t’i shndërrojmë gjetjet në politika dhe praktika me ndikim të prekshëm.
Përmes seminareve, konferencave dhe formateve të tjera krijuese, Instituti Nexus nxit mendimin kritik, reflektimin estetik dhe kureshtjen intelektuale. Synimi ynë është të krijojmë forume, ku intelektualë e artistë të njohur, si dhe publiku i angazhuar, shkëmbejnë ide, formësojnë diskursin publik dhe frymëzojnë projekte të reja krijuese.