Paneli i tretë i projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”
Instituti NEXUS ju fton të merrni pjesë në panelin e tretë të projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”, i cili do të trajtojë: Çështja maqedonase dhe roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë panel do të diskutohen sfidat historike dhe aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si edhe roli i tyre në kontekstin e Çështjes Maqedonase.
I ftuar special:
Murat Aliu — profesor universitar nga Maqedonia e Veriut
Data: e mërkurë, 22 janar
Ora: 18:00
Vendi: Hapësirat e Institutit NEXUS, Rr. Mustafë Hoxha nr. 61 (afër Teatrit Dodona), Prishtinë
Lokacioni (hartë): Shiko në Google Maps
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij diskutimi dhe të kontribuoni me pyetjet dhe mendimet tuaja. Ndiqni faqet tona për më shumë aktivitete dhe lajme nga Instituti NEXUS.