Instituti Nexus

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari i Dytë

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari i Dytë

Cikli i seminarëve në kuadër të Ditët e Mendimit Shqiptar vazhdoi mbrëmë me seminarin e dytë, ku pjesëmarrës nga shumë qytete shqiptare dhe diaspora u bashkuan sërish në një atmosferë të ngrohtë dhe dinamike diskutimi.

Seminari, i udhëhequr nga historiani Durim Abdullahu, u përqendrua në figurën dhe mendimin e Eqrem Bej Vlorës, duke hapur një diskutim të thelluar mbi personalitetin e tij intelektual dhe politik. Ligjërimi dhe diskutimet e pjesëmarrësve sollën qasje të reja dhe interpretime të vlefshme mbi veprën e tij.

Energjia, pjesëmarrja dhe reflektimet e të pranishmëve e bënë këtë takim një vazhdim të denjë të rrugëtimit që kemi nisur së bashku.

📅 Së shpejti vazhdojmë me seminarin e tretë të ciklit.

📍 Instituti Nexus | 🌐 Online për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës