Ditët e Mendimit Shqiptar filluan!
Dje, në hapësirat e Institutit Nexus, u mbajt seminari i parë i këtij cikli, duke shënuar një nisje të bukur dhe të rëndësishme të udhëtimit tonë të përbashkët nëpër historinë e mendimit shqiptar.
Pjesëmarrës nga shumë qytete shqiptare dhe diaspora u bashkuan fizikisht dhe online në një atmosferë të ngrohtë diskutimi, reflektimi dhe shkëmbimi idesh. Ishte veçanërisht frymëzuese të shihnim pjesëmarrës nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora të merrnin pjesë në këtë udhëtim të përbashkët. Energjia dhe interesi i treguar e bënë takimin e parë një hap të mbarë drejt ditëve e seminarëve tjerë që na presin.
Sot vazhdojmë me seminarin e dytë, të dedikuar Eqrem Bej Vlorës, me ligjërues historiani Durim Abdullahu.
Ora: 18:00
Lokacioni: Instituti Nexus
Online për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës
Ju mirëpresim për të vijuar bashkë këtë rrugëtim të mendimit shqiptar!
#DitëteMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#MendimShqiptar






