Instituti Nexus

Një hap i ri, një fillim premtues

Me shumë krenari dhe emocion, zhvilluam eventin e parë të Institutit Nexus në Prishtinë. Paneli i diskutimit mbi trashëgiminë e Sami Frashërit dhe ndikimin e tij në identitetin tonë kombëtar solli mendime të thella dhe diskutime frymëzuese.

Falënderojmë panelistët tanë të nderuar, Prof. Enis Sulstarova dhe Shasivar Kabashi, si edhe pjesëmarrësit që ndanë vizionet dhe mendimet e tyre. Ky ishte një hap i parë për të ndërtuar platformën që synon të lidhë ide, njerëz dhe projekte që adresojnë sfidat më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Faleminderit që e nisët këtë rrugëtim me ne. Vijoni të na ndiqni për më shumë evente, ide dhe projekte që bëjnë ndryshim.