Instituti Nexus | Qendra për Studime Shqiptare dhe Diasporës “Samiu”
Për më shumë detaje më poshtë e gjeni file-n në pdf:
“Ditët e Mendimit Shqiptar” është një nismë që synon të sjell në fokus rrugëtimin e mendimit shqiptar, duke ndriçuar problematikat themelore, dinamikat e zhvillimit, ndërthurjet dhe thyerjet ndërmjet qasjeve, qëndrimeve dhe autorëve të ndryshëm. Në rrethana ku mendimi kombëtar shpesh mbetet i eklipsuar nga narrativat mbizotëruese globale, ky projekt synon të kthej vëmendjen drejt rrugëtimit të mendimit tonë — për të lexuar, kuptuar e kritikuar si dhe për të diskutuar mënyrat se si shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë konceptuar botën, kombin, shoqërinë, të drejtën, shtetin, fenë dhe lirinë. Duke u përqendruar tek autorët dhe tekstet që trajtojnë problematikat dhe zgjidhjet e propozuara gjatë zhvillimit të mendimit shqiptar deri në ditët e sotme, ky projekt jo vetëm na shoqëron në një udhëtim të së kaluarës sonë intelektuale, por gjithashtu hap dimensione të reja për të reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e së tashmes dhe të ardhmës. Ky cikël seminarësh është konceptuar si një nismë e përvjetshme, ku çdo vit do të trajtohen tematika të ndryshme të mendimit shqiptar, duke përfshirë mendimin politik, estetik, sociologjik, religjioz dhe filozofik.
Çdo seminar do të përqendrohet tek një autor dhe një tekst përzgjedhur, akademik, letrar apo publicistik, me përmasa të arsyeshme për lexim paraprak. Ligjëruesit do të ofrojnë një prezantim orientues dhe më pas do të drejtojnë një analizë të thelluar të tekstit, duke eksploruar motivet, konceptet dhe kontekstet që e kanë frymëzuar atë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në interpretim kritik dhe diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë e shfaqura në tekst, duke kontribuar me pyetje, komente dhe perspektiva të tyre.
🗂 Formati i programit:
• Secili seminar fokusohet në një autor dhe një tekst
• Prezantimi i ligjëruesit, analiza e tekstit dhe diskutim i hapur
• Modalitet hibride: fizikisht në Institutin Nexus dhe online
Pjesëmarrja: mund të regjistroheni tek një apo më shumë seminare, edhe tek të gjitha seminaret
📌 Detaje për pjesëmarrësit:
🗓️ Datat: 20, 21, 22, 25, 26, 27 Nëntor & 4, 5, 8, 9 Dhjetor
⏰ Koha: 50–60 min seminar + 30 min diskutim
🌐 Pjesëmarrje hibride: fizikisht në hapësirat e Institutit Nexus ose online nga çdo vend i trojeve shqiptare dhe diasporës
👥 Pjesëmarrja: e hapur për të gjithë dhe falas
📝 Regjistrimi: përmes QR code ose linkut: https://forms.gle/S4R9zhjRs7dyhCQh9