Nga Naçertanie tek Bota Serbe: Gjenealogjia e Politikës Serbe ndaj Shqiptarëve (1844–2025)
Instituti Nexus | Qendra për Studime Shqiptare dhe Diasporës “Samiu”
“Nga Naçertanie tek Bota Serbe” është një nismë që synon të fokusohet tek vazhdimësia institucionale e doktrinës shtetërore serbe karshi shqiptarëve. Duke analizuar korpusin tekstual dhe politik që ndërlidh strategjinë që nga shekulli XIX deri tek realiteti gjeopolitik i ditëve të sotme, ky projekt nuk mjaftohet me përshkrimin e ngjarjeve historike, por fokusohet në burimin e tyre: tekstet doktrinare, memorandumet sekrete dhe platformat politike që kanë projektuar dhe udhëhequr veprimet e Beogradit zyrtar nga viti 1844 e deri më sot.
Në qendër të kësaj nisme qëndron analiza e drejtpërdrejtë e dokumenteve themeltare. Çdo seminar do të shërbejë si një hapësirë për të zbërthyer “rresht për rresht” arkitekturën e ekspansionit: nga Naçertanija e Garašaninit, elaboratet e Cvijiqit e Gjorgjeviqit, memorandumet e Çubriloviqit dhe Andriqit, deri te roli i Kishës Ortodokse Serbe dhe metamorfoza e sotme në konceptin e “Botës Serbe”. Përmes kësaj serie, synojmë të lëvrojmë mendësinë shtetërore, intelektuale e religjioze të historisë moderne serbe.
Formati i Programit
– Tematika Specifike: Secili seminar fokusohet në një tematikë të caktuar doktrinare.
– Struktura: Prezantim i ligjëruesit, analizë e thelluar e tekstit dhe diskutim i hapur.
– Modaliteti: Hibrid (fizikisht në Institutin Nexus dhe online).
– Pjesëmarrja: Mund të regjistroheni tek një apo më shumë seminare, ose tek të gjitha.
Detaje për Pjesëmarrësit
– Datat: Seminaret fillojnë më 3 shkurt 2026 dhe vazhdojnë gjatë tërë muajit (detajet e plota do të publikohen së shpejti).
– Koha: 50–60 minuta seminar + 30 minuta diskutim.
– Lokacioni: Hapësirat e Institutit Nexus (Prishtinë) ose online nga çdo vend i trojeve shqiptare dhe diaspora.
– Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dhe falas.
Regjistrimi dhe Kontakti
– Emaili: info@institutinexus.org
– Regjistrimi: Përmes QR code ose linkut: https://forms.gle/g8YXHj6KqN36sVmz8



