Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari VI
Mbrëmë u mbajt seminari i radhës i ciklit Ditët e Mendimit Shqiptar, ku patëm kënaqësinë të dëgjojmë ligjërimin online të profesor Enis Sulstarova, me temën:
“Neoshqiptarizma e Branko Merxhanit.”
Ligjërimi solli një analizë të thelluar mbi vizionin e Merxhanit dhe rolin e tij në formësimin e mendimit modern shqiptar, duke hapur diskutime të çmuara mbi ndikimet intelektuale të kohës dhe aktualitetin e tyre sot.
Pjesëmarrës nga shumë qytete shqiptare dhe diaspora u kyçën online, duke sjellë pyetje, reflektime dhe një atmosferë të gjallë debati.
Një falënderim i veçantë për profesor Enis Sulstarovën për ligjërimin e tij të pasur dhe kontributin në këtë projekt.
#DitëteMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#BrankoMerxhani#Neoshqiptarizma#MendimiShqiptar

