Në seminarin e pestë të ciklit Ditët e Mendimit Shqiptar, profesori i filozofisë politike Gent Carrabregu trajtoi temën:
“Prejardhja e mendimit etiko-politik të Ukshin Hotit.”
Ligjërimi solli një qasje të thelluar dhe të strukturuar mbi zhvillimin e mendimit të Ukshin Hotit, duke ndriçuar bazat teorike dhe dimensionet filozofike të veprës së tij.
Pjesëmarrësit, fizikisht dhe online, kontribuuan me pyetje dhe reflektime që pasuruan diskutimin.
Diskutimi vazhdoi edhe pas seminarit, në një ambient të këndshëm dhe miqësor mes pjesëmarrësve dhe profesorit Carrabregu.
Falënderim i veçantë për Gent Carrabregun për ligjërimin e tij tejet të vlefshëm dhe kontributin në kuadër të këtij projekti.
#DitëtEMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#UkshinHoti#MendimiShqiptar



