Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari IV
Në seminarin e katërt të ciklit Ditët e Mendimit Shqiptar, ligjëruesi Hamdi Demiri trajtoi temën:
“Në mes Perandorisë dhe Kombit: Mendimi politik i Pashko Vasës.”
Diskutimi solli një qasje të qartë dhe të thelluar mbi figurën e Pashko Vasës dhe rolin e tij në zhvillimin e mendimit politik shqiptar.
Falënderim i veçantë për ligjëruesin Hamdi Demiri për kontributin e çmuar dhe ligjërimin e tij tejet të vlefshëm.
Pjesëmarrësit, fizikisht dhe online, kontribuuan me pyetje dhe reflektime që pasuruan edhe më shumë mbrëmjen.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe angazhimin!
#DitëtEMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#PashkoVasa



