Instituti Nexus

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari i Tretë

Ditët e Mendimit Shqiptar – Seminari i Tretë

Mbrëmë u mbajt seminari i tretë i ciklit Ditët e Mendimit Shqiptar, ku patëm kënaqësinë të mirëpresim ligjëruesin Shasivar Kabashi, i cili trajtoi temën:

“Hasan Prishtina në publicistikën osmane.”

Ishte tejet interesante të dëgjonim mbi figurën e Hasan Prishtinës, përfshirjen e tij në publicistikën osmane dhe mënyrën se si ai artikuloi idetë e veta politike në një kohë të ngarkuar me sfida për fatin e shqiptarëve. Qasjet dhe shembujt e sjellë nga ligjëruesi hapën horizonte të reja për ta kuptuar më thellë këtë personalitet kyç të historisë sonë.

Pjesëmarrës nga shumë qytete shqiptare dhe diaspora, përmes pjesëmarrjes fizike dhe online, u bashkuan në një atmosferë të gjallë debati dhe diskutimi, duke ngritur pyetje dhe perspektiva të reja mbi rolin e Hasan Prishtinës në historinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

📅 Sot në ora 18:00 vazhdojmë me seminarin e radhës, i cili do të udhëhiqet nga Hamdi Demiri, me fokus tek figura dhe mendimi politik i Pashko Vasës.

📍 Instituti Nexus | 🌐 Online për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!

#DitëtEMendimitShqiptar#InstitutiNexus#QendraSamiu#HasanPrishtina#MendimiShqiptar