Instituti Nexus

Trajnim: Asertiviteti në lidership

A je udhëheqës apo menaxher dhe herë pas here ndihesh i keqkuptuar nga ekipi? Ke shmangur biseda të vështira për të mos krijuar tension? Ta vështirëson të thuash “jo” pa ndjerë faj? Si pritet feedback-u yt: si ndihmë apo si kritikë personale? Nëse i je përgjigjur “po” ndonjërës prej këtyre pyetjeve, ky trajnim është për ty.

Asertiviteti në lidership — ndikimi fillon nga mënyra si komunikon

Vendi: Instituti Nexus
Data: 27 prill 2025
Ora: 11:00

Çfarë do të mësosh:

  • Si të vendosësh kufij pa ndjenja faji
  • Si të komunikosh me qartësi dhe siguri
  • Si të japësh feedback që ndërton, jo dëmton
  • Si të shmangësh dramat dhe konfliktet në ekip
  • Si të delegosh me qartësi dhe pa pasiguri

Trajnimi është praktik dhe i orientuar te zbatimi i menjëhershëm i strategjive në punë.

Regjistrimi: https://forms.gle/HR28wR34mimDBsgw7
Kontakt: institutinexus@gmail.com

Ju mirëpresim.