Instituti Nexus

Promovimi i librit “Kulturocidi Serb në Kosovë 1990–1999” në Institutin Nexus

Në hapësirat e Institutit Nexus u mbajt promovimi i librit “Kulturocidi Serb në Kosovë 1990–1999” nga autori Gëzim Olluri.

Falënderojmë Fatlum Sadikun për parathënien e tij të thelluar dhe për diskutimin e frytshëm që pasoi. Një falënderim i veçantë edhe për Gëzim Ollurin për këtë botim të rëndësishëm, i cili ndriçon një periudhë të dhimbshme të historisë sonë dhe kontribuon në kuptimin e ngjarjeve të viteve 1990–1999 dhe pasojave të kulturocidit serb në Kosovë.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe e pasuruan bisedën me pyetje e reflektime.