Instituti Nexus

Instituti Nexus në Workshopin e 6-të për Politikat Sociale

15 gusht 2025, në kuadër të Workshopit të 6-të për Politikat Sociale, të mbajtur në platformën Zoom dhe të mbështetur nga Bashkimi Evropian, anëtari i Institutit Nexus, Abdyl Nentor Musliu, prezantoi punimin e përbashkët me Prof. Dr. Mehmet Fatih Aysan me temë: “Demographic Transformation and the Welfare State”.

Prezantimi analizoi sfidat që vijnë nga transformimet demografike, me theks të veçantë te plakja e popullsisë dhe ndikimet e saj në modelet e shtetit social në kontekstin bashkëkohor. U trajtuan implikimet për qëndrueshmërinë fiskale, dizajnin e skemave të përfitimeve dhe nevojën për politika të integruara që balancojnë mbrojtjen sociale me zhvillimin ekonomik.Për Institutin Nexus, pjesëmarrja dhe kontributi në ngjarje të tilla përbën një mundësi të rëndësishme për ndarjen e njohurive dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.