Instituti Nexus

E përmbyllëm me sukses — seminari i pestë i ciklit “Hyrje në historinë moderne të Lindjes së Mesme”

Të shtunën, në hapësirat e reja të Institutit Nexus, u mbajt seminari i pestë dhe përmbyllës i ciklit “Hyrje në historinë moderne të Lindjes së Mesme”, me ligjërues prof. dr. Riad Domazetin.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku diskutimet vazhduan edhe pas ligjëratës, duke krijuar hapësirë për biseda të lira dhe reflektime. Ky cikël prej pesë seminaresh bashkoi pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Ishte kënaqësi e veçantë të njihemi me pjesëmarrës të rinj, të ndajmë ide, të diskutojmë gjerë e gjatë dhe të mësojmë së bashku për një nga rajonet më komplekse dhe me ndikim në botë. Një falënderim i veçantë për prof. dr. Riad Domazetinpër kohën, angazhimin dhe profesionalizmin që solli në këtë program.

Programe dhe projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim — temat e reja janë tashmë në horizont. Ju mirëpresim në aktivitetet e radhës të Institutit Nexus.