
Instituti Nexus ju fton në takimin e parë të projektit “Diskutime mbi Filmin”, një seri e dedikuar filmave që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë. Ky takim do të fokusohet te filmi biografik dhe frymëzues “A Beautiful Mind”, që rrëfen jetën e matematikantit John Nash dhe sfidat e tij personale e profesionale.Data: do të mbahet gjatë javës së dytë të muajit shkurt; data e saktë do të përcaktohet pas përfundimit të regjistrimeve.
Lokacioni: Instituti Nexus — Rr. Mustafë Hoxha nr. 61, Prishtinë
Format: në ambientet e Institutit Nexus, me mundësi pjesëmarrjeje online përmes platformës Zoom.
Na u bashkoni për një diskutim frymëzues dhe të pasur mbi këtë film. Pjesëmarrja është falas, por kërkohet regjistrim.Regjistrohu këtu:https://forms.gle/j6cqGQjqRLoUy68n9