
Seria javore vijon me studimin e McConnaughy, Prochaska & Velicer (1983), i cili revolucionarizoi mënyrën si kuptojmë ndryshimin në psikoterapi.
Pse është i rëndësishëm?
Ky punim prezanton modelin novator të fazave të ndryshimit, duke treguar si njerëzit kalojnë nëpër etapa të ndryshme kur përpiqen të ndryshojnë sjelljet ose të zgjidhin probleme. Ai shërben si udhëzues praktik për terapistët dhe këdo që punon me ndryshimin personal, duke ofruar mënyra për të përshtatur qasjen dhe për ta bërë ndërhyrjen më efektive.
Kur: e mërkurë, ora 18:30
Formati: online
Akses në përmbajtje: pjesëmarrësit do të kenë 24 orë akses në video-prezantim.
Ju ftojmë të bashkoheni për një diskutim të përqendruar mbi konceptet dhe përdorimet klinike të modelit të fazave të ndryshimit.