Profesor Murat Aliu në Institutin Nexus – perspektiva mbi Çështjen Maqedonase dhe identitetet kombëtare
Instituti Nexus pati kënaqësinë të mirëpresë prof. Murat Aliun nga Maqedonia e Veriut, i cili, në kuadër të projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”, ndau perspektiva të vlefshme mbi Çështjen Maqedonase, identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe maqedonasve, si edhe sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e këtyre identiteteve në kushtet e sotme.
Gjatë eventit, znj. Sabina, anëtare e bordit drejtues, prezantoi gjithashtu një projekt të ri të Institutit Nexus, i cili synon të përmbledhë dhe të diskutojë artikuj të përzgjedhur nga fusha të tilla si psikologjia e këshillimit, zhvillimi dhe marketingu, si edhe sociologjia. Diskutimet do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara—30 minuta për secilin artikull—me synimin për të nxjerrë në pah thelbin e temave kryesore dhe për të krijuar një hapësirë dialogu me vlerë për komunitetin. Qëndroni me ne për më shumë detaje rreth kësaj iniciative dhe mundësitë për t’u bërë pjesë e saj. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj aktiv.




