Instituti Nexus ju fton të merrni pjesë në panelin e dytë të projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”, ditën e hënë, në orën 18:00.
Fatos Lubonja dhe Dukagjin Gorani do të diskutojnë periudhën e komunizmit, duke hedhur dritë mbi realitetet e jetesës nën këto regjime në Shqipëri dhe Jugosllavi. Biseda synon të trajtojë sfidat dhe pasojat e ideologjisë komuniste në dy hapësira të ndara nga kufijtë, por të lidhura nga historia dhe përvoja e përbashkët.
Për njoftime, programin dhe mënyrën e pjesëmarrjes, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale të Institutit Nexus dhe këtu në webfaqe.