Ky projekt krijon një hapësirë të rregullt për diskutime mbi filmin, duke eksploruar temat e tij dhe ndikimin në mënyrën si e kuptojmë realitetin social dhe kulturor. Çdo muaj do të përzgjedhim një film, i cili do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi çështje sociale, psikologjike, kulturore dhe filozofike.
Qëllimi ynë është të nxisim lexim kritik të filmit si vepër arti dhe si dokument i kohës, të hapim biseda të informuara dhe të ndërthurim qasje teorike me shembuj konkretë nga kinematografia.
Për detajet e filmit të parë dhe datat e aktiviteteve, ju ftojmë të na ndiqni këtu dhe në rrjetet tona sociale.
Regjistrohu për pjesëmarrje: https://forms.gle/mhUUxvkiNDpiKCGZ8




