Instituti Nexus

Paneli i parë i projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”: Diskutim mbi Sami Frashërin

Instituti Nexus ju fton në panelin e parë të projektit “Ç’u bë me Shqipërinë?”, ku Enis Sulstarova dhe Shasivar Kabashi do të diskutojnë për Sami Frashërin, njërin prej personaliteteve më të shquara të mendimit shqiptar dhe frymëzuesin e kësaj nisme.

“Ç’u bë me Shqipërinë?” ngrihet si një pyetje e re, në dialog me pyetjen e njohur të Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?”. Projekti synon një reflektim të thelluar mbi të tashmen dhe të ardhmen, duke sjellë panele diskutimi me studiues e mendimtarë, konferenca me ekspertë dhe workshop-e të fokusuara në zgjidhje praktike e inovative për sfidat aktuale. Nisma është afatgjatë dhe do të shtrihet në qytete të ndryshme shqiptare. Për njoftime, program dhe regjistrime rreth këtij paneli dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të projektit, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale të Institutit Nexus dhe këtu në webfaqe.